Presidentja Osmani pret nesër ministrin gjerman të Mbrojtjes
BKT
Lajme

Presidentja Osmani pret nesër ministrin gjerman të Mbrojtjes

E. Hoti / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes i Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius nesër do të vizitojë Kosovën.

Ministri Pistorius do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit të Presidencës, pas takimit, presidentja Osmani dhe ministri Pistorius do të mbajnë konferencë për media.

“Në orën 11:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius”, thuhet në njoftimin e Presidencës .

 


MË SHUME NGA Lajme