‘Show i së premtes’, emisioni më i ri në RTK me Adelina Ismailin
BKT
Lajme

‘Show i së premtes’, emisioni më i ri në RTK me Adelina Ismailin

M.P. / RTKlive

Skemës programe të Radiotelevizionit të Kosovës së fundmi i është bashkuar edhe emisioni “Show i së premtes” nën drejtimin e këngëtares së njohur Adelina Ismaili.

Kantautorja rikthehet në ekranin e transmetuesit publik pas shumë vitesh mungesë dhe kësaj radhe me një program që do të ketë të ftuar personalitete të ndryshme dhe do të prekë tema interesante.

Mysafiri i parë i këtij emisioni ishte aktori Luan Jaha, i cili ka folur për jetën e tij personale dhe karrierën, teksa edhe është sfiduar me dimensionet e emisionit.

“Ajo çka e çmoj dhe vlerësoj te vetja është sinqeriteti dhe dashuria që i dhuroj personazheve”, ka thënë ai gjatë intervistës.

“Show i së premtes” do të transmetohet çdo të premte duke filluar nga ora 21:00.


MË SHUME NGA Lajme