Ngritet aktakuzë ndaj dy serbëve për pengim të rendit kushtetues
BKT
Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj dy serbëve për pengim të rendit kushtetues

M.P. / RTKlive

Prokuroria Speciale ka njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj dy të pandehurve të nacionalitet serb, të cilët dyshohen që kanë marrë pjesë në organizime që pengojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë, teksa të dyshuarit akuzohen për  veprën penale ‘’Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të lartcekurit në koordinim me shumë të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kanë marrë pjesë aktive në grupin përkatësisht turmën e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar që të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore të vendit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


MË SHUME NGA Lajme