08:59 / 06.02.2024
Osmani i uron shërim Mbretit Charles pas diagnostikimit me kancer
Sh.Ç /RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në X, se populli i Kosovës i uron madhërisë së tij shërim të shpejtë dhe të plotë.
Mbreti Charles, është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur trajtimin për kurimin e tij. Lajmin e ka bërë të ditur pallati mbretëror, megjithatë është rezervuar në detaje apo specifikimin e kancerit që ka prekur monarkun.
Charles, i cili erdhi në front vetëm 17 muaj më parë, u pa për herë të fundit të dielën kur ai vizitoi kishën në Sandringham.























