Abbott në takimin lamtumirës me Bislimin: Periudhë tranzicioni për dinarin
BKT
Lajme

Abbott në takimin lamtumirës me Bislimin: Periudhë tranzicioni për dinarin

B. H. | RTKlive

Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka zhvilluar takim lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Abbot ia ka bërë të qartë Bislimit qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës rreth dinarit, duke kërkuar një periudhë të tranzicionit, e cila do të mundësonte një fushatë të plotë informuese në mënyrë që mos të ketë ndërprerje për ofrimin e shërbimeve thelbësore.

“Sot pasdite mbajta takimin tim lamtumirës me Zv.KM Besnik Bislimi. Ne diskutuam ngjarjet e fundit, duke përfshirë pikëpamjen e Mbretërisë së Bashkuar se zbatimi i rregullores së re të BQK-së për operacionet me para të gatshme kërkon një periudhë tranzicioni për të mundësuar një fushatë të plotë informuese dhe për të mos lejuar asnjë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve thelbësore”, ka shkruar Abbot në Facebook.

Ai tutje ka shkruar edhe për bashkëpunimin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar rreth forcimit të administratës tatimore dhe doganave të Kosovës.

“Gjithashtu folëm për bashkëpunimin e suksesshëm Mbretëri të Bashkuar-Kosovë për forcimin e administratës tatimore dhe doganave të Kosovës, si dhe duke reflektuar mbi Dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Serbinë”, ka shkruar Abbott.


MË SHUME NGA Lajme