Gërvalla me deputetët italianë, foli për vizionin integrues euroatlantik
BKT
Lajme

Gërvalla me deputetët italianë, foli për vizionin integrues euroatlantik

Sh.Ç /RTKlive

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me Kryetarin e Komisionit  për Punë të Jashtme nga Dhoma e Deputetëve në Itali, Giulio Tremonti.

“Në takim është diskutuar për progresin e arritur në sundim të ligjit, demokratizim, avancim të të drejtave të njeriut, në veçanti të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, bashkëpunimi rajonal në siguri dhe zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministrja Gërvalla e ka njoftuar kryetarin Tremonti dhe deputetët për aktin e agresionit serb të 24 shtatorit në Banjskë, duke ritheksuar nevojën imediate për ndërmarrjen e veprimeve kundër atyre që në vazhdimësi po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Deputetët italianë shprehen interesimin e tyre rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, sfidat dhe vizionin e qeverisë së Kosovës për të ardhmen e saj integruese”, thunët në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme