Gërvalla në Itali: Kosova e gatshme për anëtarësim në KE
BKT
Lajme

Gërvalla në Itali: Kosova e gatshme për anëtarësim në KE

M.P. / RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi delegacionin e deputetëve italianë në Këshillin e Evropës, të udhëhequr nga Elisabetta Gardini.

Sipas njoftimit të MPJD-së, takimi u fokusua në fuqizimin e bashkëpunimit për integrimin në Bashkimin Evropian, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe forcimin e lidhjeve midis Kosovës dhe Italisë.

Gjatë takimit, ministrja Gërvalla vlerësoi mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në avancimin e demokratizimit të shtetit, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.

“Kosova është e gatshme dhe e përgatitur për t’u anëtarësuar këtë vit në Këshillin e Evropës”, tha ministrja Gërvalla para deputetëve italianë.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë në drejtim të arritjes së qëllimeve të përbashkëta, duke përfshirë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe integrimin euroatlantik.


MË SHUME NGA Lajme