Bislimi thotë se Banka Qendrore Serbe njihet për keqpërdorim politik
M.P. / RTKlive
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë krahasim të paraqitjes të Kosovës dhe Serbisë në Forumin e Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor.
“Fillimi i 2024-s ekspozoi dy ekstreme në politikëbërje në BP6 që mund të përdoreshin lehtësisht si shembuj librash shkollorë të një paradoksi. Kosova, një vend me GDP-në më të ulët për kokë banori në BP6, pa anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe ende pa status kandidat në procesin e integrimit në BE, po shkëlqen në demonstrimin e niveleve më të larta të profesionalizmit dhe pavarësisë së Bankës së saj Qendrore”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, për Serbinë ka thënë se ka treguar mosbesueshmëri dhe mungesë të integritetit në Bankën Kombëtare.
“Në të njëjtën kohë, Serbia me hyrje të lartë të Investimeve të Huaja Direkte, anëtare në Këshillin e Evropës dhe kapituj të hapur në integrim në BE, është një vitrinë e zhvlerësimit dramatik të besueshmërisë, integritetit, pavarësisë, profesionalizmit dhe keqpërdorimit politik të Bankës së saj Kombëtare. Kauzalitet, korrelacion apo thjesht një paradoks?”, ka shkruar Bislimi në X.
























