17:54 / 08.02.2024
Specialja me njoftim në rastin e Salih Mustafës
E.H/RTKlive
Dhomat e Specializuara njofton se ekziston një konflikt i mundshëm interesi në rastin e mbrojtjes.
Pas pranimit të kërkesës nga Venkateswari Alagendra në lidhje me emërimin e saj të mundshëm si Mbrojtëse e Salih Mustafës, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët konstatoi sot, më 8 shkurt, se ekziston një konflikt i mundshëm interesi nëse ajo do të përfaqësonte edhe Salih Mustafën, përveç emërimit të saj si Mbrojtëse e Jakup Krasniqit.
“Megjithatë, Trupi Gjykues theksoi se ky vendim nuk duhet të konsiderohet si qëndrim i tij nëse Alagendra duhet të emërohet si Mbrojtëse e Mustafës apo jo sepse këto çështje vendosen nga Administratorja”, njofton Specialja.























