Dugolli takohet me senatorin amerikan, Gary Peters
BKT
Lajme

Dugolli takohet me senatorin amerikan, Gary Peters

A.B/RTKlive

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli është takuar të enjten me senatorin amerikan, Gary Peters.

Përmes platformës “X”, ambasadori Dugolli ka treguar se me senatorin amerikan ka pasur një diskutim produktiv për zhvillimet e fundit.

“Mirënjohës ndaj senatorit për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe përkushtimin e tij të palëkundur për përparimin demokratik në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Dugolli.


MË SHUME NGA Lajme