Kuvendi mban tri seanca plenare gjatë kësaj jave
M.Miftari/RTKlive
(E plotësuar, 12:22) Gjatë kësaj jave, Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë tri seanca parlamentare. Këtë e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë
Ajo tha se me dakordimin e grupeve parlamentare, seanca e parë do të mbahet të mërkurën e 14 shkurtit duke filluar nga ora 11:00.
Seanca e dytë mbahet të enjten në orën 10:00, në të cilën, siç tha Kusari-Lila, është një seancë e veçantë që do të shqyrtohen plotësim-ndryshimet kushtetuese sipas propozimit të komisonit i cili ka bërë shqyrtimin e procesit të Vetingut. Kursae, seanca e tretë mbahet poashtu të enjten e cila nis në orën 10:30.

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Elmina Osmani /RTK
(E plotësuar, 11:22) Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca.
Në këtë mbledhje pritet të trajtohen katër pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit; procedimi i tri Propozim-amendamenteve Kushtetuese, me nr.28, 29 dhe 30; Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8 shkurt 2024; propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës dhe Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite dhjetëra pika
Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend dite janë pikat që kanë mbetur nga seancat e kaluara të Kuvendit, por edhe përgatitja për seancën e re.
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 08 shkurtit 2024 janë: Votimi për emërimin e 3 anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, propozimi për përzgjedhjen e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës, si dhe shumë pika të tjera.
Gjithashtu njëra nga pikat e mbledhjes së sotme të Kuvendit është edhe propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës: Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare e të tjera.























