Gratë, të rinjtë dhe komunitetet, shtresat e ndërgjegjësimit për prona
BKT
Lajme

Gratë, të rinjtë dhe komunitetet, shtresat e ndërgjegjësimit për prona

M.P. / RTKlive

19.72% e pronave janë të regjistruara në emër të grave, sipas Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Kjo shifër ka pësuar rritje prej 0,5% për dallim nga vitet paraprake, mirëpo ekspertët vlerësojnë se sensibilizimi ende është më se i nevojshëm.

Projekti me zbatim në 24 komuna të Kosovës, “Nisma për të drejtën e pronës”, po tenton që të shtrijë barazinë në këtë drejtim.

“Shtyllat kryesore të projektit janë ndërgjegjësimi i grave, i të rinjve dhe pjesëtarëve të komunitetit pakicë”, ka thënë Odeta Naks, menaxhere e këtij projekti në "Mirëmëngjesi Kosovë" të RTK-së. 

“Një nga arsyet pse duam të kemi fushata edhe në shkolla të mesme është për shkak të mbjelljes së një fare për regjistrimin në pronë dhe të drejtat pronësore sepse ata janë e ardhmja. Nëse duam ta ndryshojmë mentalitetin, duam ta bëjmë përmes tyre”, ka thënë ajo.


MË SHUME NGA Lajme