Tahiri: Kjo qeveri nuk është e aftë ta nxjerrë vendin prej sanksioneve
BKT
Foto: Elmina Osmani / RTK
Lajme

Tahiri: Kjo qeveri nuk është e aftë ta nxjerrë vendin prej sanksioneve

M.Miftari/RTKlive

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, shtroi çështjen e raporteve për themelimin e dy komisioneve hetimore parlamentare, njëra për mbarëvajtjen e  punës dhe degradimet në sferën e angazhimit diplomatik, si dhe ai për hetimin e “rastit Dehari”, të cilat ishin në rend dite në javën e shkuar.

Tahiri shprehu kritika ndaj partisë në pushtet lidhur me trajtimin për këto dy komisione, duke pamundësuar themelimin e këtyre komisioneve.

 “Kjo qeveri nuk është e aftë ta nxjerrë vendin prej sanksioneve”, deklaroi ai, derisa shtoi se si PDK  angazhohet që  vendi të shkojë në zgjedhje.

Tahiri më tej bëri të ditur se PDK nuk do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, përderisa, shtoi ai, vendi është i sanksionuar nga BE.


MË SHUME NGA Lajme