19:37 / 12.02.2024
Osmani: Festojmë rrugëtimin e jashtëzakonshëm të qëndresës të vendit tonë
A.B/ RTKlive
Më 17 shkurt Kosova shënon 16 vjetorin e pavarësisë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një video në rrjetet sociale.
“16 vjet shtet! Kosova jonë, sot e përherë, ne të dalim zot”, ka shkruar ajo në profilin e saj në ‘Facebook’.
Kurse në profilin e saj në ‘X’, e para e vendit ka thënë se teksa i afrohemi 16 viteve të pavarësisë, ne festojmë rrugëtimin e jashtëzakonshëm të qëndresës dhe përparimit të vendit tonë.
























