Zemaj takon admiralin Bauer: Të vendosur për të ardhmen euroatlantike
BKT
Lajme

Zemaj takon admiralin Bauer: Të vendosur për të ardhmen euroatlantike

B.H. / RTKlive

Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj sot është takuar me kryetarin e Komitetit Ushtarak të këtij institucioni, Rob Bauer.

“Admirali CMC Bauer është autoriteti më i lartë ushtarak i NATO-s dhe njëkohësisht edhe Këshilltar Ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe i Këshillit të Atlantikut të Veriut-NAC”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Tutje ai ka thënë se Kosova është mirënjohëse për kontributin e forcave euroatlantike drejt paqes dhe stabilitetit të vendit.

“Vendi ynë është mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it ndër vite, dhe në veçanti për punën e përbashkët për të qenë partner i besueshëm dhe promovues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin. Vazhdojmë të vendosur për të ardhmen tonë euroatlantike dhe të forcimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme