Humb jetën një grua në Brezovicë, e zë orteku i borës
BKT
Foto: Arkiv RTKlive
Lajme

Humb jetën një grua në Brezovicë, e zë orteku i borës

G.K/RTKlive

Një grua rreth 54-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në Brezovicë.

Nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim kanë konfirmuar për RTKlive se pas disa orëve kërkimi ajo është gjetur pa shenja jete.

Viktima është shtetase e huaj.

Ndërkohë në një përgjigjje për RTKlive, Kanun Veseli nga Policia e Kosovës ka thënë se mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e gruas së ndjerë dhe se dyshohet që shkaku i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku. 

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës.

Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do tju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar Veseli.

 


MË SHUME NGA Lajme