Detaje të reja nga vdekja e turistës, nga orteku në Brezovicë
BKT
Foto: Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës
Lajme

Detaje të reja nga vdekja e turistës, nga orteku në Brezovicë

G.K/RTKlive

Një shtetase e huaj ka humbur jetën sot pas rrëshqitjes së një oteku të bores në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Vdekjen e gruas 54-vjeçare, e ka konfirmuar edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës teksa kanë publikuar informata më të hollësishme lidhur me rastin.

“Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve, por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematikadhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshuar "Foleja e Shqiponjave, zakonisht faqe malore që njihet si problematike për krijimin e orteqeve. Anëtarët tanë së bashku me patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë e kanë lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Kjo shoqatë bën apel që të ketë kujdes të shtuar gjatë skijimit jasht shtigjeve zyrtare.

 


MË SHUME NGA Lajme