Punë praktike me pagesë për të rinjtë në RTK
BKT
Foto: RTK
Në Fokus

Punë praktike me pagesë për të rinjtë në RTK

G.K/RTKlive

Bordi i RTK-së e ka miratuar kërkesën e Drejtorit të Përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj për aplikimin e platformës Kosovo Generation Unlimited të UNICEF-it për punë praktike me pagesë për të rinjë nga mosha 16-24 vjeç, për një periudhë tremujore.

Thirrja do të shpallet së shpejti dhe do të jetë e hapur për 2 javë.

Mënyra e aplikimit dhe kriteret do të bëhen të njohura në hapjen e thirrjes publike, ndërkaq mund të aplikojnë të rinjë nga të gjitha etnitë, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuar, të cilët inkurajohen fuqishëm që të bëhen pjesë e këtij projekti.
 
Përmes kësaj platforme, RTK do të ofrojë punë praktike me pagesë për të rinjë që duan të bëhen gazetar në TV, Radio apo media online dhe për teknik zëri në Radio.

 


MË SHUME NGA Në Fokus