19:33 / 14.02.2024
Murati: Nesër ekzekutohen mjetet për pensionistët serbë në Kosovë
G.K/RTKlive
Nesër do të ekzekutohen mjetet financiare për pensionistët serbë që jetojnë në Kosovë. Kështu ka njoftuar Ministri i Financave, Hekuran Murati në profilin e tij në platformën X.
Mes tjerash Murati ka theksuar se të njëjtat llogari mund të përdoren nga këta pensionistë edhe për të marrë ndihmë nga Serbia.
“Nesër të gjithë pensionistët serbë të Kosovës do ta marrin pensionin nga Thesari i Kosovës në llogarinë e tyre bankare, ashtu siç bëjnë çdo muaji me datë 15. Të njëjtat llogari mund të përdoren për të marrë ndihmë nga Serbia. Por Beogradi dëshiron të vazhdojë transferimet e parave të pagjurmueshme”, ka shkruar Murati.
























