Kusari-Lila: Nuk është ndaluar dinari, mund të përdoret si çdo valutë|Video
BKT
Lajme

Kusari-Lila: Nuk është ndaluar dinari, mund të përdoret si çdo valutë|Video

M.M./RTKlive

(E plotësuar) Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë që Banka Qendrore e Kosovës e ka publikuar planin e veprimit për tre muajt e ardhshëm i cili lehtëson procedurat financiare tash që lejohet përdorimi vetëm i valutës euro.

“Diskutimi ynë po graviton tek domosdoshmëria e bartjes fizike të parasë. A ka kuptim kjo? Duke qenë synim lehtësimi dhe mbrojtja e të drejtës dhe mirëqenies së qytetarëve të komunitetit serb, Banka Qendrore e Kosovës me 12 shkurt publikoi edhe planin e veprimit për tre muajt e ardhshëm, në të cilin në mesin e të tjerave parashihet lehtësimi për hapjen e llogarive bankare, pezullimi i tarifës për shapjen e degëve të institucioneve bankare, vendosjen e bankomatëve në komunat në veri si dhe shtatë rregulla të tjera lehtësuese”, ka thënë Kusari-Lila në Kuvend.

Sipas saj, me këtë plan veprimi BQK-ja nuk ka paraparë asnjë masë ndëshkuese përveç masave lehtësuese të lartpërmendura me qëllim që qytetarët të kenë qasje sa më të lehtë në financa dhe shërbime financiare.

"Dinari mund të përdoret sikurse çdo valutë tjetër e huaj në Kosovë", tha ajo.

Tahiri: Ekonomia e Kosovës është drejt kolapsit

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka quajtur ekonominë e Kosovës të dëmtuar e në buzë të kolapsit.

“Ekonomia duam apo nuk duam ta pranojmë është para kolapsit. Është një situatë emergjente qe po vjen në buzë të një situatë katastrofe në Kosovë, të një bankrotimi total dhe të një mos reflektimi absolut të qeverisë”, ka theksuar ai

Ai i ka renditur disa pika, ku sipas tij, ministria e Financave bashkë me qeverinë kanë dështua.

“Në tri vitet e fundit kostoja e jetës, për qytetarët e Kosovës, për secilën ekonomi familjare si për ata të punësuar si ata të papunë është rritur në masë dramatike. Pra me e thjeshtësuar situata sot tri vite pas është e papërballueshme dhe si rrjedhojë kërkon që t’i kërkoj llogari kësaj qeverisje. Kjo qeveri për dy vite e nëntë muaj nuk ka arritur t’i ekzekutojë në investime kapitale një miliard 125 milionë euro, të dhëna që vijnë prej raporte vetë të ministrisë së Financave. Kjo nënkupton që gjithçka që lidhet me ekonominë e Kosovës është e dëmtuar, për shkak se invesitori kryesor në sektorin privat në Kosovë vjen drejtpërdrejt prej investimeve publike që i bën qeveria e Kosovës”, tha ai.

Tahiri: Përvjetor ma të zbehtë të pavarësisë nuk kemi pasur

Shefi i GP të PDK-së, Ablerad Tahiri me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se asnjëherë përvjetor më i zbehtë nuk ka ndodhur në Kosovë.

Tahiri tha se kjo për shkak se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë është aq të mira.

“Asnjëherë përvjetor me të zbehtë të pavarësisë nuk kemi pasur. Deri në vitin 2018 për çdo përvjetor kemi pasur nga një delegacion nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vizitë në Kosovë, për të festuar së bashku me ne kremten përvjetorin e Republikës se Kosovës. Vendi ynë nuk e meriton të jetë nën sanksione nga ShBA-të. Ne gjithmonë e kemi pasur dhe do ta bëjmë rrugëtimin tonë strategjik së bashku me partnerin tonë pra ShBA. Zbehja e kësaj feste po reflekton edhe nëpër ambasadat tona kudo që po organizohen festat për përvjetorin e pavarësisë”, tha ai.

Nis seanca e rregullt parlamentare

Seanca filloi me deklarimet jashtë rendit të ditës, të deputetëve. Shefja e Grupit Parlamentar të Kuvendi i Kosovës filloi me seancën e rregullt plenare, në të cilën gjysma e pikave janë marrëveshje ndërkombëtare.

Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, propozoi plotësimin e kësaj seance me dy pika të reja, çka me shumicë votash u miratua.

Kuvendi në rend dite ka edhe këto pika: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar; votimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze; votimi i Projektligjit për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm; votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian, nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm.

 


MË SHUME NGA Lajme