13:29 / 15.02.2024
Krasniqi uron 54 vjetorin e themelimit të UP-së
F.S / RTKlive
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi me rastin e shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka kujtuar me nderim të gjithë akademikët, profesorët dhe studentët ndër breza.
“Kujtojmë të gjithë akademikët, profesorët dhe studentët ndër breza që mbajtën mbi supe ngritjen dhe rrugëtimin e pakthyeshëm të këtij universiteti, i cili është pjesë e historisë sonë kombëtare, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen e mëtejmë të tij”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi, po ashtu, ka uruar strukturat drejtuese të UP-së, profesorët dhe studentët aktualë, duke ju dëshiruar punë të mbarë e thellim të mëtejmë në reforma dhe avancim të universitetit.























