Bislimi takon ambasadorin finlandez: Kosova e përkushtuar drejt BE-së
BKT
Lajme

Bislimi takon ambasadorin finlandez: Kosova e përkushtuar drejt BE-së

G.K/RTKlive

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Siç njofton zyra e kryeministrit, në takim u bisedua mbi rrugëtimin drejt integrimit evropian të Kosovës.

“Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu vlerësimin e tij të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj perspektivës evropiane të Kosovës.U theksua se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në procesin e integrimit evropian dhe përmbushjen e reformave”, thuhet në njoftim.

 Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe rreth zhvillimeve të fundit në vend e çështjeve të aktualitetit. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Nissinen për partneritetin dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve tona.


MË SHUME NGA Lajme