Sigal Prishtina në finale, do të përballen me Trepçën
BKT
Sport

Sigal Prishtina në finale, do të përballen me Trepçën

Uran Krasniqi / RTKLive

Sigal Prishtina ka siguruar një vend në finale të Kupës së Kosovës pas një fitore të ngushtë ndaj Bashkimit me rezultat 66:71.

Në një ndeshje emocionuese, ku lojtarët e dy skuadrave treguan aftësi të larta, Sigal Prishtina arriti të eliminojë prizrenasit. 

Shaheed Davis  ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm për Sigal Prishtinën në këtë ndeshje dhe arriti të bëjë diferencën në fushën e lojës. 

Ai është shpallur edhe MVP i ndeshjes, pasi e ka mbyllur ndeshjen me njëzet e një pikë e pesë kërcime. 

Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet të shtunën në Gjakovë