Tahiri:  Shpresojmë që Kurti t’i dëgjojë porositë e Blinkenit
BKT
Lajme

Tahiri:  Shpresojmë që Kurti t’i dëgjojë porositë e Blinkenit

B. H. | RTKlive

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se shpreson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’i dëgjojë me kujdes porositë e sekretarit amerikan Antony Blinken në Tiranë.

Tahiri ka thënë se shteti dhe liderët e Shqipërisë meritojnë respekt për marrëdhëniet me SHBA-në.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të kufizohet në përfituese pasive nga kjo marrëdhënie, dhe as të eksperimentoj në kurriz të marrëdhënieve të themelta shqiptaro – amerikane, por duhet të tregohet e përgjegjshme, të marrë rol, dhe të tregoj maturi.  Me padurim presim t’i dëgjojmë porositë dhe këshillat e Sekretarit Amerikan, Blinken, nga kjo vizitë, të cilat shpresojmë t’i dëgjojë mirë, me durim dhe respekt, edhe kryeministri Kurti”, ka shkruar Tahiri.


MË SHUME NGA Lajme