Hoxhaj takon ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt
BKT
Lajme

Hoxhaj takon ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt

SH.Ç/RTKlive

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka takuar ish-kryeministrin suedez Carl Bildt, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Hoxhaj, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se ka takuar diplomatin dhe ish-kryeministrin e Suedisë, Carl Bildt, të cilin e falenderoi për mbështetjen e tij të madhe dhe të shtetit të tij ndaj Kosovës në rrugën e shtet-ndërtimit.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kënaqësi të takoj diplomatin dhe ish-kryeministrin e Suedisë, Carl Bildt. E falenderova për mbështetjen e tij të madhe dhe të shtetit të tij ndaj Kosovës në rrugën e shtet-ndërtimit.”, ka shkruar Hoxhaj.


MË SHUME NGA Lajme