Kurti kërkon nga Komshiq lëvizjen e lirë me Bosnje Hercegovinën
BKT
Lajme

Kurti kërkon nga Komshiq lëvizjen e lirë me Bosnje Hercegovinën

M.P. / RTKlive

Takimet në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri i Albin Kurti, i filloi me një bashkëbisedim me kryetarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq.

Sipas komunikatës, ata, diskutuan për zhvillimet e fundit në dy shtetet respektive dhe ndanë këndvështrimet e tyre mbi ato në rajon, me theks në rrafshin e sigurisë.

“Kryeministri Kurti foli për temat aktuale, përfshirë Rregulloren e Bankës Qendrore, objektivat e saj, dhe veprimet që po ndërmarrin institucionet për të lehtësuar zbatimin e saj paralelisht me informimin e duhur publik”, thuhet në komunikatë.

U bisedua edhe për përfitimet nga bashkëpunimi rajonal si dhe sfidat në këtë drejtim. “Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e ratifikimit nga Bosnja dhe Hercegovina të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime ndërmjet dy vendeve. Kjo marrëveshje do të lehtësonte rritjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës”, vazhdon njoftimi.

 


MË SHUME NGA Lajme