Deputeti kanadez uron 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
BKT
Lajme

Deputeti kanadez uron 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

A.B / RTKlive

Deputeti kanadez, Kyle Seeback ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e shënimit të 16 vjetorit të pavarësisë.

"Më 17 shkurt, Republika e Kosovës feston 16 vjetorin e pavarësisë.Rruga e Kosovës drejt pavarësisë nuk ishte e lehtë. Gjatë luftës së saj për liri në vitin 1999, dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u bënë refugjatë. Historitë e tyre të tragjedisë dhe vuajtjes janë vërtet të vështira për t'u dëgjuar, ka shkruar ai në 'Facebook'.

Sipas tij Republika e Kosovës gjithmonë e ka pasur miq në Kanada.

"Kanadaja ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, dhe Kanadaja mirëpriti mbi 7000 refugjatë kosovarë në Kanada, duke përfshirë të fejuarën time dhe të gjithë familjen e saj", tha ai.

Duke shtuar se njëzet e pesë vjet më vonë, ata ish-refugjatë dhe tani kanë ndërtuar jetë këtu në Kanada.

"Ata e kanë pasuruar Kanadanë me kulturën e tyre, punën e tyre të palodhur dhe dashurinë e tyre për Kanadanë.Të gjithë kanadezëve kosovarë u them urime Dita e Pavarësisë", tha ai.

 


MË SHUME NGA Lajme