Kurti e presidenti armen flasin për anëtarësimin e vendit në KiE
BKT
Lajme

Kurti e presidenti armen flasin për anëtarësimin e vendit në KiE

F.S / RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, kanë zhvilluar takimin e parë bilateral mes tyre, ku kanë diskutuar për mbështetjen e këtij shteti dhënë Kosovës në anëtarësimin e Kosovës Këshillin e Evropës dhe organizatat tjera.

Në njoftimin për media, thuhet se kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj qëndrimit të Armenisë në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës.

Ai tha se Republika e Kosovës i ka të përbrendësuara vlerat e Këshillit të Evropës dhe se krahas kësaj organizate, synon anëtarësimin edhe në NATO.

Kryeministri armen theksoi rëndësinë dhe simbolikën e këtij takimi të parë mes dy kryeministrave, shprehu interesim për bashkëpunim ekonomik dhe për mundësitë që ofron Kosova në investime.

Në këtë drejtim, mes tjerash, Kryeministri Kurti veçoi sektorin e energjisë.

“Interesim dhe gatishmëri të dyanshme kishte edhe për bashkëpunim në fushën e kulturës, filmit, turizmit dhe edukimit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.


MË SHUME NGA Lajme