Radio Kosova me program festiv të drejtpërdrejtë në të dyja kanalet
BKT
Në Fokus

Radio Kosova me program festiv të drejtpërdrejtë në të dyja kanalet

RTKlive

Në përvjetorin e 16-të të pavarësisë së Kosovës, RTK-Radio, sjell 16 orë program festiv të drejtpërdrejtë në të dyja kanalet.

Duke filluar nga ora 07:00 në mëngjes deri pas mesnate do të ketë transmetime të drejtpërdrejta të ngjarjeve kryesore në vend.

Informacione, dokumentarë, mysafirë, reportazhe e rubrika që sjellin në kujtesë rrugëtimin tonë 16- vjeçar si shtet, si dhe lidhje të drejtpërdrejta nga e gjithë Kosova.

RTK Radio, gjithashtu do të transmetojë ngjarjet kryesore kulturore e sportive në vend.

Bashkë me Radio Kosova 1 dhe Radio Kosova 2 ndajmë momente  krenarie.


MË SHUME NGA Në Fokus