Vandalizëm në materialet e QKK-së në Berlinale
Mumin Jashari/RTK
Në pavionin e Qendrës Kinematografike të Kosovës në Berlinale janë dëmtuar materialet e këtij institucioni, me mbishkrimet Serbia.
Ende nuk dihet kush e ka bërë këtë veprim. Kamermani Mumin Jashari sjell fotografi nga ky akt i shëmtuar.
Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë kanë hapur pavionin e përbashkët në European Film Market - EFM i cili zhvillohet gjatë Berlinale - Berlin International Film Festival, në datat 15-21 shkurt, 2024.
Gjatë këtyre ditëve në pavionin me numër 138, i cili gjendet në Hotel Marriot, Inge-Beishem-Platz 1, 10785, krahas promovimit të filmave vendas, po zhvillohen edhe takime të ndryshme me fonde filmi, parteritete ndërkombëtare, përfaqësues festivalesh, producentë e distributorë të ndryshëm.


























