Rama: Gëzuar Pavarësinë Kosovë
BKT
Lajme

Rama: Gëzuar Pavarësinë Kosovë

N.M. /RTKlive

Për Ditën e Pavarësisë, Kosovës i kanë ardhur shumë urime nga udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës. Në mesin e tyre është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama në një postim në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me një foto nga parakalimi Gardës së Republikës së Kosovës me flamurin shtetëror, ka uruar pavarësinë e Kosovës.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë!”,ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq dje presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 16 vjetorin e pavarësisë ka pranuar telegram urimi edhe nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.


MË SHUME NGA Lajme