Kusari-Lila: Liria dhe shteti ynë janë të çmuara
M.Miftari/RTKlive
(E plotësuar) Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së, në seancën solemne për 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, foli për flijimin e fëmijëve në luftën e Kosovës, të cilët nuk u kursyen nga forcat ushtarake policore serbe.
“Për lirinë e shtetit tonë u sakrifikuan 1138 fëmijë, prej të cilëve 109 ende të pagjetur. Liria dhe shteti ynë hanë të çmuar dhe ashtu sikur vlera e tyre duhet t ëjetë përpjekja jonë që historia dhe e kaluara kurrë më të mos përsëritet në këtë nënqiell”, deklaroi Kusari-Lila.
Tahiri: Thaçi dhe të tjerët po e vazhdojnë betejën e radhës për drejtësi

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë, ka përkujtuar fjalët e ish-presidentit Hashim Thaçi gjatë shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008.
Tahiri përkujtoi se Thaçi dhe të tjerët janë duke e vazhduar betejën e radhës për drejtësi, për Kosovën.
“Më 17 shkurt të vitit 2008, i papërsëritur presidenti Hashim Thaçi, në emër të popullit të Kosovës i prezantoi Kuvendit të Kosovës deklaratën e pavarësisë. Nëpërmjet të cilës shpallem Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratikë”, tha Tahiri.
Abdixhiku: Ta bëjmë vendin çerdhe të ëndrrave e vlerave tona të përbashkëta

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë, tha se është detyrë e jona që paqja dhe liria e demokracia, si vlera t’i ruajmë dhe t’ua përcjellim gjeneratave të ardhme.
“Kështu e bëjmë vendin tonë çerdhe të ëndrrave e vlerave tona të përbashkëta”, deklaroi Abdixhiku.
Ai kujtoi ish-presidentin e Kosovë, Ibrahim Rugova, vizioni i të cilit, i artikuluar në fillim të ’90-tave, u bë realitet në fund të atyre viteve, ku bota u bashkua me ne.
Abdixhiku gjithashtu kujtoi luftën e UCK-së, dhe mbështetjen ndërkombëtare.
Ai, duke folur për ruajtjen e miqësisë dhe aleancave më ndërkombëtarët, citoi thënien e Ibrahim Rugovës se “shtëpia nuk mbahet pa miq”.
Tahiri: T’i ruajmë vlerat euroatlantike

Besnik Tahiri, shef i GP të AAK-së, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë, tha se pavarësia e Kosovës është akti që na bashkoi të gjithëve.
Tahiri foli për historinë e lavdishme të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, duke kujtuar figurën e simbolit të rezistencës, Adem Demaçi, pastaj të presidentit Ibrahim Rugova, duke kulmuar, sikundër u shpreh ai, luftën e UÇK-së për liri dhe pavarësi, me sakrificën e familjes së Adem Jasharit në Prekaz, që u bë frymëzim për flijim të mijëra ushtarëve që ranë për liri të vendit.
Ai më tej tha se vlerat euroatlantike duhet t’i ruajmë që të integrohemi në organizatat ndërkombëtare.























