Deputeti kanadez Kyle Seeback uron në shqip Pavarësinë e Kosovës/Video
BKT
Lajme

Deputeti kanadez Kyle Seeback uron në shqip Pavarësinë e Kosovës/Video

N.M. /RTKlive

Deputeti kanadez Kyle Seeback ka thënë se Republika e Kosovës gjithmonë do ta ketë një vend mik si Kanadaja.

Deputeti Seeback ka merr duartrokitje të vazhdueshme, teksa ka uruar në shqip Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

 “Më 17 shkurt, Republika e Kosovës feston 16-vjetorin e Pavarësisë. Rruga e Kosovës nuk ishte e lehtë. Gjatë luftës për paqe, në vitin 1999 dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës u vranë dhe dhjetëra e mijëra të tjerë ishin refugjatë. Tregimet e tyre të vuajtjeve dhe tragjedive është shumë vështirë t’i dëgjosh. Por Republika e Kosovës gjithmonë do ta ketë një vend mik si Kanadaja . Kanadaja ishte një prej vendeve të para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Kanadaja mirëprit mbi 7 mijë refugjatë kosovarë, në mesin e të cilëve ishte edhe e fejuara ime dhe familja e saj. Dhe 25 vjet më pas, këta që dikur ishin refugjatë, kanë ndërtuar jetën e tyre në Kanada. Ata kanë pasuruar Kanadanë më kulturën e tyre, duke punuar fort dhe duke dashur Kanadanë. Të gjithë kosovarë-kanadezëve u them: “Urime Dita e Pavarësisë!”

Për Ditën e Pavarësisë, Kosovës i kanë ardhur shumë urime nga udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës.


MË SHUME NGA Lajme