Fuqizohet sinjali i Radio Kosovës në rajonin e Dukagjinit
RTKlive
Për shkak të punimeve të planifikuara për instolimin e sistemit të ri të antenave të dy radiove të Transmetuesit Publik, paraditen e së dielës në rajonin e Dukagjinit do të ketë ndërprerje të transmetimit tokësor në frekuencat 88.9 MHz Radio dhe 92.4 MHz.
Të dielën prej orës 08:00-12:00 në pikën transmetuese në Zatriq do të instalohet sistemi i ri i antenave i dy kanaleve të Radio Kosovës.
Me këtë investim do të gjashtëfishohet fuqia transmetuese me sinjal tokësor në komunat e rajonit të Dukagjinit për të vazhduar gjatë vitit me fuqizimin dhe zgjerimin e mëtejmë të mbulueshmërisë.
Për shkak të punimeve të planifikuara për zgjerimin e sinjalit, paraditen e së dielës në rajonin e Dukagjinit do të ketë ndërprerje të transmetimit tokësor në FM të dy radiove të transmetuesit publik në frekuencat 88.9 MHz Radio dhe 92.4 MHz.
Ditë më parë u instaluan me sukses dy transmetues të rinj me fuqi prej 5KW në Golesh të cilët e kanë dhjetëfishuar fuqinë e transmetimit sinjalit të Radio Kosovës në pjesën qendrore të Kosovës duke shënuar një hap të madh në shtrirjen e sinjalit të radiove të Transmetuesit Publik dhe në përmirësimin e dëgjueshmërisë.
Pas Goleshit dhe Zatriqit investimet sivjet do të vazhdojnë në pikat transmetuese Cërnushë që mbulon Veriun e Kosovës dhe në Majën e Gjelbër që mbulon me Rajonin e Gjilanit.
Instalimet e transmetuesve të rinj dhe të sistemit të antenave vijnë pas 24-vjetësh mungese investimi kapital në mbulueshmërinë e territorit me sinjal tokësor të Radio Kosovës.
2024-a do të jetë vit i ndryshimit dhe i zhvillimit të madh për Radio Kosovën pas ndryshimeve rrënjësore programore që kanë nisur prej vitit të kaluar me skemën e re programore.























