Arsenal vazhdon me presionin për Liverpool
BKT
Sport

Arsenal vazhdon me presionin për Liverpool

Uran Krasniqi / RTKLive

E shtuna doli të ishte një ditë e bukur për Arsenalin, që është shndërruar në kërcënim për Liverpoolin në garën për titull në Premier League. 

Skuadra e trajnerit Mikel Arteta në xhiron e 25-të ka fituar 0-5 ndaj Burnleyt në ndeshjen e zhvilluar në "Turf Moor". 

Odegaard (4'), Saka (41', 47'),  Trossard (66') dhe Havertz (78') kanë realizuar për Arsenalin. 

Në tabelën e kryesuar nga Liverpool, Arsenal gjendet në vendin e dytë me vetëm dy pikë më pak. Ndërsa për Burnleyn, që gjendet në vendin e nëntëmbëdhjetë, rënia nga kategoria çdo javë që kalon po bëhet diçka më e prekshme.