Borrell: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, vetëm me dialog
BKT
Lajme

Borrell: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, vetëm me dialog

N.M. /RTKlive

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se gjatë Konferencës së Sigurisë në Muhih ka pasur takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borrell, në një postim në platformën X, ka thënë se rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Stabilitet i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Rruga drejt kësaj kalon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Borrell.


MË SHUME NGA Lajme