Rruga B është hapur sërish për qarkullim
BKT
Foto: Elmina Osmani
Lajme

Rruga B është hapur sërish për qarkullim

N.M. /RTKlive

(E plotësuar) Rrugës “B” në kryeqytet është hapur sërish për qarkullim. Policia kishte njoftuar më herët se ndërprerja e qarkullimit është bërë pas pranimit të një informate se aty gjendet një mjet i dyshimtë.

Një autoambulancë e shoqëruar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është larguar nga vendi ku dyshohej për mjet shpërthyes në rrugën “Bahri Fazliu”, përkatësisht Rruga B më Prishtinë, raporton gazetarja e RTK-së Elmina Osmani.

Ndërkohë tani shiriti është larguar nga rruga dhe ajo është e hapur për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve.

Dyshohet për mjet shpërthyes, rruga B ende e mbyllur për qarkullim

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

(E plotësuar) Një pjesë të rrugës “B”, në kryeqytet, mbetet ende e bllokuar për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Kjo pasi që Policia njoftoi se ndërprerja e qarkullimit është bërë pas pranimit të një informate se aty gjendet një mjet i dyshimtë.

Një autoambulancë e shoqëruar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është larguar nga vendi ku dyshohej për mjet shpërthyes në rrugën “Bahri Fazliu”, përkatësisht Rruga B më Prishtinë, raporton gazetarja e RTK-së Elmina Osmani.

Ndërkohë shiriti ende nuk është larguar ende dhe pjesëtarë të policisë vazhdojnë te jenë në vend ngjarje dhe lokalet 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNdërpritet qarkullimi në rrugën B, dyshohet për mjet shpërthyes

Policia ka bllokuar qarkullimin në një pjesë të Rrugës “B”, në Prishtinë. Bllokimi është bërë pas pranimit të një informate se aty gjendet një mjet i dyshimtë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

"Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën  “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.


MË SHUME NGA Lajme