13:30 / 18.02.2024
Lajçak për takimin me Peach: Njoftuam njëri-tjetrin për zhvillimet në rajon
M.Miftari/RTKlive
I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me Lordin Stuart Peach, i dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, në Munih, ku po mbahet Samiti për Siguri.
Lajçak, përmes një shkrimi në platformën sociale “X”, ka shkruar se me lordin Peach kanë biseduar situatën në rajon.
“Shumë e dobishme për të krahasuar shënimet me të dërguarin e Ballkanit Perëndimor, Lord Stuart Peach. Ne e njoftuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.
























