Kuka e shtata në Grand Slam Baku
BKT
Sport

Kuka e shtata në Grand Slam Baku

Uran Krasniqi/RTKLive

Loriana Kuka është renditur e shtata në Grand Slam Baku.

Në xhiron e parë, ajo ka triumfuar  përballë ruses, Anastasiia Nuzhnenkova. Në xhiron e dytë, Kuka ka mposhtur garuesen nga Guinea, Marie Branser, me një thyerje për Ippon.

Në çerekfinale, Kuka është mundur me një Wazaari nga garuesja gjermane Anna Monta Olek. Pas ndeshjes, Kuka ka arritur të kualifikohet për të luajtur në repasazh, por ka humbur me Ippon nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko.