Shqipe Selimi: Avokati Young është larguar për shkaqe shëndetësore
BKT
Lajme

Shqipe Selimi: Avokati Young është larguar për shkaqe shëndetësore

N.M. /RTKlive

Njëri ndër avokatët më të rëndësishëm të Rexhep Selimit në Hagë, David Young, është larguar nge ekipi mbrojtës, por kjo nuk ka të bëjë me çështje financiare, por me çështje shëndetësore të avokatit, ka sqaruar gruaja e Rexhep Selimit, Shqipja.

Për largimin e David Young, njërin ndër avokatët e ekipi mbrojtës të Selimit, kanë njoftuar edhe Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK). “Më 13 shkurt 2024, Sekretari konfirmoi ndërprerjen e kontratës së z. Young si Bashkë-Avokat për z. Selimi”, thuhet pos tjerash në njoftimin e Speciales.

Gruaja e Selimit, deputetja Shqipe Selimi, në një postim në Facebook, ka bërë një sqarim për publikun.

“E shkruaj këtë sqarim, në lidhje me lajmet e fundit që po qarkullojnë në media se njëri nga avokatët në ekipin e Rexhep Selimit është larguar nga ekipi. Një gjë e tillë është e vërtetë, por nuk ka të bëjë asgjë me çështje financiare, por me çështje shëndetësore të avokatit David Young. Ekipi i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë, të përkushtuar ndaj të drejtës dhe fitores. E falënderoj avokatin Young për punën e palodhshme në mbrotje të Rexhës”, ka shkruar . Ju faleminderit”, ka shkruar Shqipe Selimi në Facebook

 


MË SHUME NGA Lajme