Lokalizohet zjarri në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë|VIDEO
BKT
Lajme

Lokalizohet zjarri në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë|VIDEO

A.S & A.B/ RTK

(E plotësuar, ora 19:35) Është lokalizuar zjarri në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

Gazetarja e RTK-së, Arlinda Sejda raporton se tani është lokalizuar zjarri në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

Edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka vizituar shtëpinë e pleqve e cila u kapluar nga zjarri. Ai ka thënë për RTK se në rast nevoje personat që kanë qenë aty do u sigurohet strehim.

Shtëpia e pleqve në Prishtinë përfshihet nga flakët

Një shtëpi e pleqve në Prishtinë është mbuluar nga zjarri, por që zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin", tha ajo.

Ahmeti ka treguar se disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore shkak i vështirësimit në frymarrje si pasojë e tymit, por të lënduar nuk ka.

“Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme,  raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka  ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme