16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Izrael|FOTO
A.B/RTKlive
Republika e Kosovës shënoi 16-vjetorin e pavarësisë së saj. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, duke e bërë atë shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka njoftuar se 16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës është shënuar edhe në Izrael.
“Një nder i madh për të festuar 16-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë këtu në Shtetin e Izraelit, si dhe familjarët e tyre. Falënderime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa na nderuan me prezencën e tyre znj. Meri Kumbe, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë, z. Shpend Sadiku, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.























