23:12 / 19.02.2024
Gërvalla dhe Kearns diskutojnë rreth situatës sigurisë në Kosovë
A.B/RTKlive
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me kryesuesen e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.
“Gjithmonë takim i mirë me Alicia Kearns, deputete dhe kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme e në Parlamentin e Britanisë së Madhe. Diskutuam situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon, dhe falënderova për përkushtimin e saj të palëkundur në adresimin e sfidave tona të sigurisë”, ka shkruar Gërvalla në ‘X’.
























