Abdixhiku dhe ambasadorja kanadeze flasin për zhvillimet në vend
BKT
Lajme

Abdixhiku dhe ambasadorja kanadeze flasin për zhvillimet në vend

F.S / RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, me të cilin ka diskutuar rreth zhvillimeve aktuale në vend, si dhe qëndrimeve të LDK-së rreth këtyre zhvillimeve.

Në njoftimin për media nga LDK, thuhet se  Abdixhiku dhe ambasadorja Blitt vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy vendeve.

Në njoftim thuhet se të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur përkushtimin e dyanshëm për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në çështje të ndryshme në interes të të dyja vendeve.


MË SHUME NGA Lajme