Dëshmitari i 46-të në rastin Thaçi dhe të tjerët|VIDEO
BKT
Gjykata Speciale

Dëshmitari i 46-të në rastin Thaçi dhe të tjerët|VIDEO

Elmina Osmani/ RTK

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po dëgjohet dëshmitari i 46-të, me numër W00498 në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Ky dëshmitar ka pranuar para trupit gjykues se është punëtor i MUP-it serb, i cili punon me emigrant.

Ai po merret në pyetje nga Aidan Ellis avokat mbrojtës i Jakup Krasniqit. I pyetur nëse është këshilluar me punëdhënësin e tij që pranë trupit gjykues të paraqitet me emër tjetër, ai u përgjigj se punëdhënësi i tij nuk e di as që ai është në Hagë.

Dëshmitari me numër W00498 po pretendon se babai dhe vëllai i tij, janë vrarë nga ish pjesëtarë të UÇK-së.

Sipas përmbledhjes që ZPS-ja lexoi në sallën e gjyqit, ky dëshmitar do të dëshmojë për rrëmbimin e anëtarëve të familjes në zonën e Rahovecit.

Para dëshmisë së këtij dëshmitari, Trupi Gjykues lëshoi një urdhër gojor duke urdhëruar Luka Mishetiqin që të dorëzojë listën e përditësuar të anëtarëve të ekipit mbrojtës të Mbrojtjes së Thaçit.

Trupi Gjykues gjithashtu informoi palët për një seancë shtesë të nesërmen (21 shkurt), e cila do të mbahet pas përfundimit të seancës së rregullt. Sipas njoftimit të Trupit Gjykues sot, kjo seancë do t’i kushtohet caktimit të datave dhe planifikimit për këto procedura.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale