Aliu: Sistemi i Rimbursimit të Depozitave po vjen në Kosovë
BKT
Lajme

Aliu: Sistemi i Rimbursimit të Depozitave po vjen në Kosovë

E. Hoti / RTKlive

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se është hapur thirrja për themelimin e Administratorit për Sistemin e Rimbursimit të Depozitave (SRD).

Aliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se sistemi i Rimbursimit të Depozitave, do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit.

“Ky Sistem njëherit është një mekanizëm ku konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera dhe pastaj e marrin këtë depozitë përsëri kur e kthejnë produktin e zbrazët”, ka shkruar ministri Aliu në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme