Ahmeti në Londër, vë në pah veprimet destiabilizuese të Serbisë
BKT
Lajme

Ahmeti në Londër, vë në pah veprimet destiabilizuese të Serbisë

M.P. / RTKlive

Zëvendësministri i Punëve të Jastme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, u prit në takim nga znj. Victoria Billing, Drejtore për Evropë në “Foreign, Commonwealth and Development Office”.

“Temat kryesore të takimit ishin bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes, sigurisë, drejtësisë dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Zëvendësministri Ahmeti, falënderoi Billing për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe vlerësoi lartë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Gjithashtu, zëvendësministri Ahmeti vuri në pah veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë në rajon dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave konkret në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, vazhdon njoftimi.

Takimi me Drejtoren Billing i paraprinë mbledhjes së dytë të Këshillit të Partneritetit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, i cili do të mbahet nesër në Londër.


MË SHUME NGA Lajme