11:00 / 21.02.2024
Maqedonci viziton Finlandën, diskutohet edhe për sigurinë e Kosovës
E. Hoti / RTKlive
Ministrin i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci është pritur sot në takim nga ministri i Mbrojtjes së Finaldës, Antti Hakkanen.
Sipas njoftimit nga ministria e Mbrojtjes së Finlandës në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Evropë, Finlandë dhe Kosovë, për rritjen e mbështetjes për Ukrainën, si dhe për pjesëmarrjen e Finlandës në operacionet e KFOR-it.
Hakkanen e ka falënderuar Maqedoncin për vizitën në vendin e tij .
























