Kosova e Bullgaria do të rrisin bashkëpunimin në siguri
BKT
Foto/MBP
Lajme

Kosova e Bullgaria do të rrisin bashkëpunimin në siguri

A.B / RTKlive

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, zëvendësministrja e Punëve të Brendshme e Bullgarisë, znj. Ivelina Dundakova dhe delegacioni i saj në takim me zëvendësministrat e Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Bardhyl Dobra dhe z. Blerim Gashani, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm e Policisë së Kosovës, vijuan diskutimet në fushat me të cilat të dy vendet kanë qëllime të përbashkëta sa i përket sektorit të sigurisë.

Në takimin e sotëm zëvendësministri Gashani dhe drejtori Hoxha, theksuan prioritet që ka MPB-ja si tërësi dhe Policia e Kosovës në veçanti, për sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe krijimin e një ambienti të sigurte për të gjithë qytetarët e Kosovës.

"Gjatë takimit përmbyllës të gjitha palët ranë dakord që këto vizita do të forcojnë edhe më teje partneritetin  në mes ministrive dhe agjencive të sigurisë. Në fund u konstatua se për të dy vendet e sigurta dhe një Ballkan të qëndrueshëm është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes shteteve", njofton MPB.


MË SHUME NGA Lajme