Calhanoglu e përsërit: Jam ndër pesë mesfushorët më të mirë në botë
F.B/RTKLive
“Muaj më parë kam thënë se jam ndër pesë mesfushorët më të mirë në botë dhe askush nuk më besoi. Por unë besoj në veten time, i di cilësitë e mia dhe nuk kam frikë nga askush”.
Kështu është shprehur ylli i Interit, Hakan Calhanoglu në një intervistë për “DAZN”.
Ish-futbollisti i Milanit, është duke bërë një sezon të madh me skuadrën “Nerazzurre”.
Ai tashmë është një nga pikat kryesore në skuadrën e Simone Inzaghit, skuadër që është në rrugë të mirë ta fitojë titullin e kampionit në Itali, derisa formë të lartë Interi po shfaq edhe në Ligën e Kampionëve.
“Askush nuk i shënon golat që i shënoj unë. Unë shënoj gola nga larg dhe bëjë gjëra të mira”, ka theksuar Calhanoglu.
Ai shpreson të vazhdojë më formën e mirë në mënyrë që ta ndihmojë Interin drejt objektivave, titullin e kampionit në Itali dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.























